Tiranë, 19 maj 2014 – Një sasi e madhe eksplozivi është sekuestruar minutat e fundit në kryeqytet. Efektivët e komisariatit nr 2, deri më tani kanë sekuestruar 4 kallëpe eksploziv që dyshohet të jetë C4, por operacioni është në vijim e sipër dhe po priten deklarimet e para nga 4 të arrestuarit. Ata u kapën në rrugën “Sadik Petrela”, pasi kishte nisur një hetim i gjerë kundër këtij grupi që dyshohet se trafikonte lëndë plasëse. Momentalisht janë duke u ushtruar kontrolle në banesat e të arrestuave dhe në disa biznese përreth, teksa mendohet se sasia e kallëpëve të lëndës plasëse të sekuestruar numërohet me dhjetra, ku përfshihen edhe fitilpërcjellësit, ndezësit, etj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





