Tiranë, 19 maj 2014 – Është arrestuar sot në Tiranë, i dyshuari kryesor si vrasës i biznesmenit 51-vjeçar Agron Imeraj nga Fieri. 21 vjeçari Ildi Hoxha u arrestua në aeroportin e Rinasit, tek po tentonte të kalonte kufirin për në Itali. Ildi Hoxha ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Fierit, pasi ishte shok i ngushtë me Eno Veshin, babanë e të cilit, Koli Veshi, inxhinjer nafte, dyshohet se e kanë vrarë djemtë e Agron Imerajt.
Hoxha pritet që të transportohet në Fier dhe të merret në pyetje për vrasjen.
Agron Imeraj ishte pronar i një linje dyqanesh hidrosanitare në Fier dhe u u ekzekutua gjatë një atentati mafioz më 16 maj. Që në fillim u dyshua se vrasja ndodhi për hakmarrje, pasi djemtë e tij kishin tentuar të vrisnin Eno Veshin dhe gabimisht kanë vrarë të atin e tij. Kjo hakmarrje ndërmjet të rinjve të të dy familjeve, ka marrë gabimisht jetët e baballarëve të tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah/





