19 maj 2014 – Tërmetet janë të paparashikueshme, por cilat janw mënyrat më të mira për të reaguar kur lëviz shtëpia. Si duhet të sillemi në kushtet e një tërmeti? Lexojini më poshtë disa këshilla:

– Ulu menjëherë poshtë, përpara se vetë tërmeti të të rrëzojë dhe mblidhi gjunjët dhe krahët.

– Mbuloje kokën dhe qafën, edhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.

– Mbahu fort.

– Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

– Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos u vendosni poshtë një dere.

– Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/