Kolumbi, 19 maj 2014 – Të paktën 32 persona, thuajse të gjithë fëmijë nën moshën 14 vjeç, kanë humbur jetën në një autobus, i cili u përfshi nga flakët në veri të Kolumbisë.
18 pasagjerë, së bashku me shoferin kanë mundur t’i shpëtojnë zjarrit, bëjnë të ditur mediat e huaja. Autobusi po kthehej nga një kishë evangjeliste pranë Bogotës.
Sipas autoriteteve është bërë e ditur se një shishe benzinë brenda në autobus ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi. Zjarri kishte nisur pasi shoferi ishte përpjekur ta niste autobusin me defekte duke hedhur benzinë në serbator.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





