19 maj 2014 – E ardhmja e Tefik Osmanit mbetet në pikëpyetje. Mbrojtësit, i ka përfunduar kontrata me Teutën dhe është në pritje të një marrëveshje të re. Gjithsesi për të siguruar shërbimet e lojtarit janë në garë disa ekipe si Skënderbeu, Partizani apo dhe Pas Janina.
Mësohet se pak ditë më parë Osmani ka patur në Greqi një takim me drejtuesit e klubit grek. Edhe pse mbrojtësi para se të vendosë për të ardhmen dëshiron të takohet me Presidentin Hasanbelliu.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





