Durrës, 19 maj 2014 – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës njofton se ndërprerja e energjisë elektrike për më shumë se 6 orë do të sjellë anomali në furnizimin me ujë të qytetit.
Në një njoftim, kjo ndërmarrje thekson se qyteti i Durrësit do të përballet me problem në furnizimin me ujë përgjatë ditës së sotme.
Nga ora 09.00 e deri rreth orës 15.30 qyteti i Durrësit u përball me mungesën e energjisë elektrike për shkak të një remonti në rrjet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





