Fier, 19 maj 2014 – Një 51-vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Dukas të Patosit, ku Jashar Yzeiraj ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij Arsino Yzeiraj dhe më pas i ka dhënë fund jetës me të njëjtën armë. 

Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia mbërriti në banesën e çiftit dhe po punon për të zbardhur krimin. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/