18 maj 2014 – Ngjarjet me te rendesishme historike te regjistruara ne vite te ndryshme ne date 18 maj:

1593 – Angli; Akuzat e dramaturgu Thomas Kyd për herezi çojnë në lëshimin e urdhër arrestit për Christopher Marlow (1564-1593) dramaturg, poet dhe përkthyes, aktor tragjik kryesor i epokës elizabetiane në Angli. Marlowe ndikoi në masë të madhe William Shekspirin, i cili u rrit për t'u bërë shkrimtar i shquar i së njëjtës epokë, pas vdekjes misterioze të parakohëshme të Marlowes. Për çfarë u arrestua poeti  nuk ka të dhëna; mendohet të kenë qenë akuza për blasfemi. Më 20 maj 1593, Marlowe u thirr nga Këshilli i fshehtë i kishës për t'u marë në pyetje; 10 ditë më vonë ai u gjet i vrarë me thikë – nëse arrestimi dhe vrasja e tij kishin lidhje me njëra tjetrën, kjo kurrë nuk u zbardh.
 
1848 – Në Frankfurt, Gjermani, hapet sesioni i parë i Asamblesë Kombëtare Gjermane. Pas debateve të gjata, kuvendi miratoi të ashtuquajturën Kushtetutë e Frankfurtit, e cila e shpalli Gjermaninë Perandori mbështetur në parimet e demokracisë parlamentare. Me këtë rast, piktori Philip Weit vendosi në sallën e Asamblesë pikturën me titull 'Germania' (një zonjë e veshur me robë të kuqe, mbi të qëndisur një shqiponjë e zezë dykrerëshe. Piktura personifikonte Gjermaninë e bashkuar dhe demokratike dhe mbeti simbol kombëtar deri në fund të Luftës së Parë Botërore – që prej vitit 1867 'Germania' ruhet në Muzeun Kombëtar në Nuremberg.

1852 – Masaçusets vendos që të gjithë fëmijët e moshës shkollore duhet të shkojnë detyrimisht në shkollë.

1860 – Në kuvendin në Çikago, Partia Republikane emëron Abraham Linkolnin si kandidat për president. E veçantja e këtyre zgjedhjeve ishte se të gjithë kandidatët rivalë republikanë të Linkolnit në zgjedhjet paraprake u bënë anëtarë të kabinetit të tij presidencial. Gjithashtu, fitorja e Linkolnit, i njohur si kundërshtar i rreptë i skllavërisë, e bëri luftën civile edhe më të pashmangshme (lufta filloi më 1861, vetëm një muaj pasi Abraham Linklon bëri betimin si president i vendit).

1896 – Tragjedi në Khodynka: Një panik masiv në Khodynka të Moskës, ku njerëz të shumtë ishin mbledhur për të festuar kurorëzimin e Car Nikollës II, rezultoi në vdekjen e 1.389 njerëzve.

1944 – Bashkimi Sovjetik fillon dëbimin nga Krimea të më shumë se 200-mijë tatarëve  të akuzuar për bashkëpunim me nazistët gjermanë.

1952 – Profesori i antikitetit W.F. Libby shpall se monumenti parahistorik Stonehenge (Stonhenxh) në Wiltshire, Angli daton nga viti 1848 pes (të dhëna të tjera më pas e datojnë atë edhe më herët). Shumë aspekte të Stonehenge mbeten subjekt debatesh – mister është se kush, kur, pse dhe si u ndërtua gjithë ky monument me gurë të lartë verikalisht e mbi to gurë të rëndë horizontalisht të cilët formmojnë një rreth  që nuk dihet për çfarë funksioni; disa thonë se Stohenge u ndërtua me metoda të mbinatyrëshme ose të harruara për të lëvizur a transportuar gurë të pamundur për t'u lëvizur ndryshe. Të tjerë mendojnë se objekti është aq madhështor sa që kërkon një punë kolektive dhe se u ndërtua me qëllimin në mendje për afrimin a bashkimin e njerëzve të cilët jetonin në fise të vogla të ndara në ishujt britanikë. Kohët e fundit dy teori të reja janë propozuar mbi funskionin e Stonehenge si vend shërimi. Analiza izotop të eshtrave të zbuluara në varret për rreth objektit tregojnë e disa prej individëve të varrosur kishin qenë njerëz të sëmurë të ardhur nga larg, që nga zonat e Mesdheut, për t'u shëruar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/