18 maj 2014 – Ka disa ushqime të cilat duke u kombinuar se bashku, krijojnë vështirësi për tretjen. Për këtë arsye, këshillohet që ato të konsumohen në distancë nga njeri-tjetri.

Përzgjedhja e ushqimit të përshtatshëm është njëra anë e problemit, ana tjetër është kombinimi i saktë i tyre. Kjo është e nevojshme të dihet pasi ka disa kombinime që e vështirësojnë shumë procesin e tretjes dhe lodhin jo vetëm aparatin digestiv, por edhe pjesën ku kryhet absorbimi i ushqimit.

Me poshtë janë disa prej tyre:

1. Kafe dhe qumësht. Edhe pse kafja është konsideruar si një element i mirë për të riaktivizuar trurin pas gjumit, e përzier me qumështin, kombinimi që rezulton, është jo i favorshëm për tretjen e përmbajtjes se stomakut. Kjo i detyrohet proteinës se qumështit, kafeina, e cila është një element kompleks dhe i vështirë për t’u tretur.

2. Mish me fasule. Në këtë rast që të dyja janë ushqime hiperproteinike, njeri me bazë vegjetale dhe tjetri shtazore. Mishi rekomandohet që të shoqërohet me zarzavate të freskëta ose të pjekura, pasi këto përmbajnë edhe shume antioksidantë të cilat kundërshtojnë efektin oksidant teëproteinave shtazore.

3. Qumësht me çaj. Edhe pse nuk rezulton të jetë një kombinim shumë i pëlqyeshëm për nga pikëpamja e shijes, nuk rekomandohet të përzihen me njëra tjetrën. Përkundrazi, çaji si një element i pasur me antioksidantë, i shoqëruar edhe me limon të shtrydhur, rezulton të jetë shumë i asimilueshëm nga organizmi, duke i dhënë atij edhe disa benefite të tjera.

4. Qumësht me drithëra dhe lëng portokalli. Ky përkundrazi është një kombinim që haset më shpesh në tavolinat tona, veçanërisht në mëngjes. Edhe pse ky është një kombinim shumë i mirë dhe potencialisht i pasur, shpesh herë ai mund të shndërrohet në një përzierjeje të pa këndshme për organizmin. Për këtë arsye, më mirë është që në mëngjes të mjaftohemi me një gotë lëng portokalli, dhe në mesdite një kos me drithëra.

5. Makarona, buka dhe patatet. Për shkak të përqendrimit të madh të amidonit, rekomandohet që makaronat të shoqërohen ose me salcë me përmbajtje mishi, peshku ton, apo edhe zarzavate.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/