DURRËS, 18 maj 2014 – Fara kungulli, dru zjarri, lule natyrore… e çfarë nuk kërkon tregu i huaj nga Shqipëria!
Me pak fantazi, fermerët shqiptarë mund të nxjerrim të ardhura në valutë dhe me mallra të “shpërfillura”, përveç artikujve të “gjelbër” tradicionalë si erëza për gatim, bimë mjekësore, çajra të ndryshme, bathë, gështenja, shalqinj, domate, speca, tranguj, kërpudha etj.
Nga të dhëna zyrtare mësohet se nëpërmjet portit të Durrësit gjatë vitit 2013 janë eksportuar nga i gjithë vendi, mes të tjerash 191, 2 tonë kallama, 60 metra kub dru zjarri, 11 tonë e 18 kg fara kungulli, rreth 800 copë lule natyrore, 176,4 tonë boçe pishash, 3 200 rrënjë fidanë frutorë etj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





