Tiranë, 18 maj 2014 –  Ish kryeministri Sali Berisha reagon pas përgënjeshtrimit të bërë nga Ministria e Brendshme, se në qarkun e Fierit nuk ka asnjë oficer me inicialet O.N., duke thënë se Rama nuk merret me faktet konkrete, por kërkon emrin e vërtetë të oficerit që ta arrestojë me SHKB-në e Tahirit. 

“Dje Edi Rama, nëpërmjet zëdhënësit të tij për rendin Tahiri, deklaroi pa paraqitur asnjë provë apo fakt se nuk ka asgjë të vërtetë në statusin  tim të FB të datës 17 maj me titull: Të dhëna të reja mbi lidhjet e qeverisë me drogën dhe narkotrafikun! Kjo deklaratë e Edi Ramës dhe zëdhënësit të tij Tahiri është thjesht një përpjekje tjetër e dështuar pas përralles së mushkonjave për të fshehur narkotrafikun e tyre të modelit kolumbian”,- thotë Berisha.

Sipas tij, Sajmir Bajrami është Sajmir Bega, por jo pa qëllim fsheh mbiemrin e vërtetë Bega mbasi ka lidhje të forta me politikanë shumë afër kryeministrit, kështu që ndërrimi i mbiemrit është i vërtetë por kjo nuk i intereson Ramës që të merret vesh.

 

Postimi i plotë i Sali Berishës

Te dhena te reja mbi lidhjet e qeverise me drogen dhe narkotrafikun ajror!

Te dashur miq, çdo dite dalin ne drite fakte dhe prova te reja mbi lidhjet e Ediskobarit dhe qeverise se droges me narkotrafikun.

– Oficeri O.N. i drejtorise se Policise se Fierit, pohon se para dates 10 maj vet policia ka pare tre here avione te ulur ne rrugen e fshatit Bedat por pasi ka raportuar eshte urdheruar nga lart te mos merret me to.

-Ndrikulla Balluku para dates 10 maj ka larguar ne menyre te kundraligjshme disa prej kontrolloreve me te mire vetem e vetem se ata benin detyren sipas ligjit. Provohet plotesisht se ndrikulla Belinda, qe dogji zyren juridike per te zhdukur implikimin e saj dhe te Edvinit me porosi te Rames, kishte kerkuar te merrte ne menaxhim sallonin e VIP-ave te aeroportit, natyrisht kjo duhej per vipat e narkotrafikut dhe baronet e droges qe ata ti kalonin "plaçkat" pa kontroll apo nen kontrollin e ndrikulles.

-Riformato, si i besuar i qeverise, nuk kaloi ne aeroport nga sistemi TIMS. Ky sistem funksiononte shume mire por vizita ne Shqiperi e rilindasit ajror te Rames duhej te mbetej top sekret shteteror. Ata qe ende pyesin nese eshte apo jo qeveria e perfshire, i ftoj te provojne nese do mund te anashkalojne sistemin TIMS pa nje mik te foooort.

-Saimir Bega ishte siguruar me pare nga politikane te larte per suksesin e operacionit. Thuhet se pas deponimeve te tij ne Tirane, familja e tij ne Itali ka marre mesazhin qe vijon: Bilbili juaj po kendon si teper. Prejani sqepin se per ndryshe do te ju presim koken. ( Kjo e ben te domosdoshme hetimin e çeshtjes se bashku me prokurorine italiane).

-Politikane qendrore kane nderhyre per lirimin, te nesermen e ndalimit, te bashkepunetorit lokal Sh. N. ne trafikun e dates 10 maj.

– Nga tetori deri tani jane liçensuar nga autoritet e Rinasit 5 avione te lehte dhe helikoptere per njerez te afert te pushtetareve e qeveritareve aktual. Flota e Mushkonjave eshte vepra e pare madhore e Ediskobarit. Rama Ik!! sb

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/