Itali, 18 maj 2014 – Karabinierët e qytezës së Tolentinos, Provinca e Maceratës arrestuan një rumun, 22 vjeç dhe Silvi Gjonçarin, vetëm 19 vjeç per vjedhje me dhunë të një autoveture. Ata i vodhën një makinë Inocenti 1000 një shoku të tyre, 22 vjeç duke e kërcënuar me thikë.
Viktima denoncoi në karabinieri vjedhjen dhe dy hajdutët.
Karabinierët i arrestuan dy të rinjtë me akuzën e vjedhjes me dhunë dhe mbajtjes së armëve të ftohta. Gjykata duke pasur parasysh moshën e re dhe mungesën e precedentëve penalë dha masën e sigurisë arrest shtëpie për Silvin dhe “kolegun” e tij rumun.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





