Britani e madhe, 17 maj 2014 – Një ish-tregtar nga Plymouth, Angli, i është bashkuar listës së miliarderëve britanikë pas rritjes së pasurisë së tij në 695 milionë sterlina gjatë vitit të kaluar.
 
Chris Dawson, 62-vjeç, kishte lënë shkollën duke mos ditur të shkruajë e të lexojë si duhet, kur nisi ‘biznesin’. Pasi hapi një tezgë tregtie ku shiste ora për 8.99 sterlina, tani ka ndërtuar një perandori të tërë në vlerë prej 1.28 miliardë sterlina dhe ka hapur zinxhirë dyqanesh “The Range”. 

Pas një viti tejet të suksesshëm, Dawson ditë më parë u shpall një prej miliarderëve më të rinj në Britani.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/