Serbi, 17 maj 2014– Një qytezë në Serbi akoma vazhdon të jetë në një situatë mjaft të vështirë për shkak të dëmeve mjaft të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit. Mijëra banorë të Krupanj kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm.
Helikopterë ushtarakë po tentojnë të dërgojnë ndihma ushqimore. Në Krupanj gjendja vazhdon të jetë dramatike, pasi lumi ka dalë nga shtrati dhe po merr me vete gjithçka gjen para.
Autoritetet serbe nje dite me pare shpallen gjendjen e emergjences per shkak te veshtiresive te medha dhe demeve te pallogaritshme te regjistruara ne zona te ndryshme te vendit. Permbytjet kaq te medha nuk jane regjistruar prej dekadash ne Serbi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





