17 maj 2014 – Uruguaji do të fitojë Botërorin e Brazilit, e thotë matematika! Sipas një përllogaritjeje mjaft interesante që po qarkullon në rrjetet sociale, numrat tregojnë se “Celeste” do të përsërisë në 2014-ën triumfin e saj historik të vitit 1950, kur ju shkaktoi brazilianëve, zotër të shtëpisë, disfatën mitike të Maracanazos. Gjithçka vërtitet rreth një numri magjik, 3964, dhe arsyetimi është i tillë: Brazili e ka fituar Botërorin në vitin 1970 dhe në 1994. Sa bën 1970 plus 1994? 3964. Dhe Brazili e ka fituar Botërorin edhe në 1962 dhe në 2002, mbledhja e këtyre dy numrave bën gjithmonë 3964.

Argjentina nga ana e saj, ka fituar Kupën e Botës në 1986 dhe në 1978, nëse mbledhim 1986 plus 1978 na del edhe një tjetër herë shifra magjike, 3964

E njëjta gjë vlen edhe për Gjermaninë, kampione të Botës në vitin 1990 dhe në 1974, sa bën shuma e tyre? 3964!

Nëse e marrim tani numrin magjik 3964 dhe zbresim prej tij 1950-ën, vitin e triumfit të fundit Botëror të Uruguajit, çfarë numri na del? Pikërisht 2014, viti aktual! Dhe për më tepër me precedentin që ngacmon aq shumë fantazinë, suksesin e Uruguajit në Brazil!

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/