Tiranë, 17 maj 2014 – Nevila Omeri, 20-vjeçarja e “Big Brother 7”, e cila hyn në lojë pas një jete që ka kaluar në fshatin e fëmijëve “SOS” dhe më pas në Komunitetin Rinor, po shihet tashmë nga vetë banorët si favorite kryesore për të fituar 100 milionët e këtij edicioni. Kalvari i vuajtjeve të saj dhe historia e trishtë familjare që e bëri të përfundonte ne jetimore, është një element që e ka bërë shumë intrigues portretin e Nevilës në sytë e publikut.

Dhe tashmë, në këtë moment të lojës, ku dhe dy javë i ndajnë nga çmimi i madh, Valeri e ka dekonspiruar Nevilën duke ia plasur në fytyrë disa të fshehta, që ajo ia kishte treguar në konfidencë në lidhje me historinë e familjes së saj të përçarë dhe qëllimin e Nevilës për t’u fituar zemrën familjarëve duke luajtur vajzën e mirë.

Ata u përplasën disa ditë më parë për sa i përket lojës së tyre të çlirët ose jo. Nevila duke debatuar pohoi se: “Mentaliteti është diçka e trashëguar. Unë e di se çfarë problemi ka familja ime dhe do i respektoj, edhe pse mund ta konsideroj veten ‘openmind’”.

Ajo pohoi se nuk do ia toleronte kurrë vetes që të dilte me të brendshme në shtëpi, pasi sipas saj një femër nuk do të shihej kurrë me syrin si shihet një mashkull.

“E njoh veten time dhe kam ardhur këtu për të më njohur familja, pasi e di që shoqëria më njeh shumë mirë”, ka pohuar Nevila. Fshati SOS është vendi, ku është rritur edukuar dhe përballur me lloj-lloj eksperiencash. 20 vjeçarja Nevila Omeri. 

/gazeta "Panorama"/