E shtunë, 17 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Qeveria shpall hartat, 5 variantet e ndarjes së re”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Kapet 5,6 tonë drogë shqiptare në Gjermani

–   Akuza për vjedhjen në ushtri, shkarkohet gjenerali

–   Ekzekutohet për hakmarrje me 13 plumba biznesmeni Agron Ymeraj

–   Të drejtat e LGBT-së janë të drejta njerëzore

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Fier, vritet në pritë biznesmeni, dyshohet për gjakmarrje”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Shqipëri-Gjermani, deri në tetor 2013, 5.6 tonë hashash

–   Gjykata e Elbasanit nuk pezullon Gjin Gjonin

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Avioni i Divjakës, Tahiri shkarkon shefin e antidrogës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Shpërdoron detyrën, në pranga gjenerali

–   Ekzekutohet me 13 plumba biznesmeni Agron Ymeraj

–   Matura shtetërore, ja përgjigjet e sakta për provimin e gjuhës së huaj

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Gjini i mirw me shoqe shumw”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Klanet nw PD, Basha beson se prania e kreut tw Lazaratit nw protestwn antidrogw ishte… kurth i Genc Rulit

–   Pronari i minierws sw vdekjeve nw Turqi ka njw biznes kromi nw Shqipwri

–   5 variantet e propozuara: Ja si do tw jetw harta e re territoriale

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Harta e re, variantet më të mundshme”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Reforma i ngjan modelit kilian

–   Llalla: Do ndryshojmë të ardhmen

–   Fier, realizohet vrasja e paralajmëruar

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Arrestohet një gjeneral, zbardhet për herë të parë një nga aferat e FA”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Llalla: Çështjet që kam në dorë do të ndikojnë të ardhmen

–   Blushi: Qeveria të hyjë në Lazarat, asnjë avion nuk vjen nëse nuk mbillet drogë

–   Avioni i drogës… Një luftë u mbyll, një tjetër s’ka filluar ende

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin “Vendimi i padrejtësisë që solli vrasjen”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Gjuha e huaj, publikohet çelësi i përgjigjeve

–   Nishani, dy herë gati të jepte dorëheqjen, nuk e lejoi Berisha

–   Gjin Gjoni fiton betejën e parë ndaj Prokurorisë

–   Llalla: Po hetojmë dosje që do të ndryshojnë të ardhmen

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Marionetat e Saliut sulm ndaj mazhorancës, Adriatik Llalla zhduk dosjet e 21 janarit, Gërdecit dhe Imamit, sajo alibi me dosje fantazmë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Plani “B” i Lulzim Bashës, mosbindje civile, bojkot të zgjedhjeve lokale dhe protesta të përjavshme për rrëzimin e qeverisë

–   Bujar Nishani humbet kontrolin, rrëzon ligjin për ILDKP dhe kërkon kompetenca antikushtetuese, akuza fyese Spartak Brahos

–   Të përndjekurit: Shkëlqim Cani turpi i qeverisë, po na mashtron me zarfe bosh, Veliaj shoë me dëmshpërblimin

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/