Elbasan, 16 maj 2014 – Aksidentohet në aksin Elbasan-Tiranë automjeti me të cilën udhëtonte deputeti demokrat Ardian Turku. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në dalje të tunelit të Krrabës, kur makina e deputetit Turku është përplasur me një tjetër automjet. 

Mësohet se deputeti udhëtonte në makinë me vajzën e tij dhe nga përplasja kanë marrë dëmtime të lehta. Ata janë nisur menjëherë drejt spitalit ku po marrin edhe ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë dhe motit të keq.