Itali, 16 maj 2014 – Karabinierët e qytezës së Malo-s, në provincën e Vinçencës prangosën shqiptarin Erion Musain, 34 vjeç, banues në qytezën e San Bonifacios, Verona.
Musait iu gjetën 16 gramë kokainë në trup. Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët gjetën 800 euro, që besohen se janw siguruar pwrmes shitjes sw kokainës.
Në banesë u gjetën edhe 500 litra naftë në bidona 20 litërsh. Nafta rezultoi e vjedhur, kështu që Erioni u arrestua në kushtet e flagrancës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





