Greqi, 16 maj 2014  – Dy të burgosur shqiptarë që vuajnë dënimin në burgun e Malandrinos, të moshës 34-vjeçare, kanë tentuar të vrasin veten duke u vetëvarur në qelitë e tyre. 

Mwsohet se Agim Duka dhe Fatos Aliçani, të dy të dënuar me shumë vjet heqje lirie, janë përpjekur t’i japin fund jetës. 

Sipas këtyre burimeve, rojet e burgut kanë arritur të shmangin në kohë fundin tragjik për Dukën, i cili tashmë ndodhet në Larisa, larg rrezikut për jetën. Ai ka pohuar se ka e kryer këtë tentativë pasi ka mësuar se e ka braktisur bashkëshortja. 

Por në gjendje të rëndë për jetën ndodhet në spitalin e Lamias Fatos Aliçani, i cili ishte përpjekur dy netë rresht, në datat 13 dhe 14 maj, të vetëvarej dhe herën e fundit ka përdorur si litar një çantë plastike. 

Sipas burimeve nga burgu i Malandrinos, edhe ai ka tentuar vetëvrasjen i shtyrë nga probleme personale, ndërsa thuhet se kohët e fundit ndodhej edhe në gjendje të rëndë psikologjike. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/