16 maj 2014 – Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo sot janë dy futbollistët më të mirë në botë, por në Kampionatin botëror në Gjermani, tetë vjet më parë, ishin ende në hapat e parë të karrierës që tani i ka dërguar në nivelin më të lartë të saj.
Ronaldo ishte 21-vjeç, kurse Messi vetëm 19. Por, përveç ndryshimit në kualitete, ajo që ishte edhe më e vërejtur ishte pamja e tyre, që dallon shumë nga ajo që kanë sot.
Në fotografitë e tyre të shfrytëzuara për albumin e famshëm Panini, vërehet më së miri ndryshimi i tyre në pamje, e sidomos edhe tek yje të tjerë përfshirë mesfushorin Arjen Robben.
Para tetë vjetësh Robben ishte 22 vjeç dhe kishte flokë. Ndërsa, ylli i Italisë, Andrea Pirlo duket dukshëm më i ri, dhe një ndryshim tjetër tek ai është mjekra të cilën e mban tani.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





