Tiranë, 16 maj 2014 – Moderatorja e emisionit "Njerëz të humbur", Aida Shtino është paditur në gjykatën e Tiranës nga pronari i televizionit Klan, Aleksandër Frangaj.
Konflikti mes tyre ka lindur si rezultat i mospagesës së një fature telefonike prej 8.8 milionë lekë nga ana e Aida Shtinos.
Në objektin e padisë thuhet:” Detyrimi i palës së paditur t’i paguaj paditësit shumën 841,869.53 lekë, për shkak të përdorimit të shërbimit telefonik celular të nr. 0694007xxx të dhënë nga punëdhënësi, pas zgjidhjes së marrëdhënies së punës”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





