15 Maj 2014 – Modelja britanike, Kate Moss, ishte e pranishme në një eveniment bamirës të organizuar nga princi William për grumbullimin e fondeve për financimin e një spitali që do të mjekojë kancerin e gjirit.
Kamerat e kanë xhiruar momentin kur 40-vjeçarja i afrohet princit dhe fillon të flirtojë me të.
Duke e shikuar drejt në sy, bukuroshja e pyet Williamin nëse ka ardhur gruaja e tij, Kate Middleton.
Kur 31-vjeçari i thotë se ajo ka qëndruar në shtëpi, Moss vazhdon duke mos ia larguar sytë në asnjë moment: “Nuk ka ardhur? Oh, sa keq… Besoj se është mirë të qëndrojë në shtëpi tash, apo?”.
/Telegrafi/





