15 maj 2014 – Deputeti i Partisë Demkratike, Aldo Bumçi flet përpara protestuesve të cilët ndodhen tek parlamenti. Bumçi theksoi se Rama dhe Meta kanë frikë të nisin seancën në Kuvend. Ndërsa Genci Strazmiri u shpreh se nuk pranojnë një qeveri trafikantësh.
"Shqipëria drejt Europës, jo Kolumbisë", jane fjalet e protestuesve para Parlamentit
Nis sot rreth orës 10:00 aksioni opozitar kundër qeverisë Rama, duke marrë shkas nga ngjarja e Divjakës, ku u bllokua një avion që do transportonte drogë. Protestuesit janë mbledhur në sheshin para Kuvendit në pritje që lideri i PD-së Basha, të ngjitet në podium.
Protesta me moton "Shqipëria drejt Europës, jo Kolumbisë" nis nga selia e PD-së, ku vetë kryeopozitari Basha do prijë protestuesit për të mbërritur më pas para Parlamentit, ku do kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta me foton e kryeministrit Rama, të rrethuar me mushkonja. Protestuesit mbajnë në duar dhe parulla të tilla si; “Integrim”, “Jo drogës”, “Ik Ediskobar Rama”. Mësohet se protestës antiqeveritare i janë bashkuar edhe të shkarkuarit nga puna, sindikatat e pavarura dhe drejtuesit e furgonëve 8+1.
Ndërkohë dy ekrane të mëdhenj janë vendosur para Kuvendit në mënyrë që protestuesit të ndjekin seancën plenare. Forcat e policisë janë vendosur pranë selisë së Kuvendit në mënyrë që të shmangin incidentet.
Sipas PD-së, nuk ka një afat zyrtar kur do të përfundojë protesta.
Protesta e PD, policia: Rruga “George W.Bush” e bllokuar për dy orë
Partia Demokratike pas rrëzimit të avionit në Divjakë do të zhvillojë rreth orës 10:00 të ditës së sotme një protestë para Kuvendit të Shqipërisë. Policia e Tiranës bën me dije se për shkak të zhvillimit të protestës do të bllokohet për më shumë se dy orë rruga “George W.Bush”.
Sipas policisë rruga do qëndrojë e bllokuar nga ora 09:00 deri në orën 11:00.
a-parlamentit#sthash.tClzyrcT.dpuf





