Belgjikë, 15 maj 2014 – Policia e qytetit Puurs afër Portit të madh të Anversës arrestoi dy shqiptarë për vjedhje banesash. Nikolin H. 26 vjec dhe G. Dalipaj, 24 vjec u arrestuan për vjedhjen e një vile. Policia arriti të kapë një pjesë të mirë të sëendeve të vjedhura, nga dy kasaforta e thyera nga hajdutët bashkë me një kompjuter. Dy shqiptarët ikën me vrap dhe u fshehën në pyll. Pas orësh kërkimi nga dhjetra forca policore u bë i mundur arrestimi i tyre. Njëri ishte fshehur nën ca llamarina, kurse tjetri poshtë një ure i future deri në grykë në ujin e ftohtë të përroit.
Gjykata dënoi Nikolinin me 18 muaj burg, sepse kishte precedentë penalë për vjedhje, ndërsa Dalipaj u dënua vetëm me një vit burg.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





