14 maj 2014 – Pas prezantimit zyrtar në shkurt të këtij viti, Rolls-Royce ka prezantuar Phantom Drophead Coupe Waterspeed. Edicioni më i fundit special i Phantom Drophead Coupe, është krijuar për të rënë në sy në momentin që lëviz nëpër rrugë.
Kjo veturë është e pajisur me materiale të cilësisë së lartë. Ky model njëherësh shënon fitoren e Sir Malcom Campbell në shpejtësinë e ujit, të cilin e kishte arritur në shtator të vitit 1937, kur kapi shpejtësinë maksimale prej 208 km/h me hidroplanin Bluebird K3 me motor të Rolls-Royce.
Nën kapak kjo veturë luksoze ka të fshehur motorin e fuqishëm me 6.7 litra V12, që në total prodhon plotë 453 kuaj fuqi, dhe që falë këtyre performansave arrin të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 5.6 sekonda. Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe, është i kufizuar në vetëm 35 njësi dhe secili prej tyre kushton 435,000 funte.





