14 maj 2014 – Zonja Razieh Kermanshahei refugjate iraniane në Tiranë e transferuar nga Kampi “Liria”në Irak vdiq në Tiranë në 13 maj, pasi kreu një operacion të vështirë kirurgjikal në Spitalin e Tiranës.E ndjera bënte pjesë në grupin e refugjatëve iranianë të organizatës MEK, të cilët u transferuan nga Iraku në Tiranë sipas një marrëveshje të qeverisë shqiptare të sponsorizuar nga SHBA-ja. E ndjera është refugjatja e katërt, që vdes pas transferimit nga Iraku në Shqipëri.
Nuk ka asnjë njoftim zyrtar të Ministrisë së punëve të Brendshme shqiptare për këto vdekje. Madje edhe mediat shqiptare nuk i kanë raportuar këto vdekje.





