E mërkurë, 14 maj 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Flet dëshmitari: Një makinë e tretë priste avionin dy orë para rrëzimit”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama: I mëshiroj ata që lidhin emrin tim me trafikun. Basha: Dorëhiqu

–   Elbasan, sekt ilegal, studentja aborton fëmijën

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Droga nga bastionet e PD-së. Hetimet, shqiptari Sajmir Bajrami e bleu drogën në Krujë, pjesa tjetër erdhi nga Lazarati”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Rama: Droga një film politik, në kurriz të Shqipërisë

–   Dëftesa kundër pagesës, pranga katër zyrtarëve në Fier

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Një letër e hapur pas fjalimit të Ramës”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Çudia tjetër larg Divjakës: Drejtori i Belle Air emërohet drejtor i doganës së Morinës

–   Më lejoni edhe mua të mbjell hashash

–   Arvizu: Protesta e PD-së? Mendova se Altin Goxhaj ka ngelur pa punë

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Shqipëria s’është dhe as ka qenë Kolumbi. Rama u përgjigjet akuzave për drogën: Një shfaqje e shpifur politike po luhet”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Tragjedia në Turqi, Erdogan anulon vizitën zyrtare në Shqipëri

–   Dritan Dajti kërcënon publikisht gjyqtarin

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Rrëzohet alibia e Giorgio Riformatos. Fotot dhe sms për trafikun e drogës “gozhdojnë” pilotin italian. Italiani Giorgio Riformato mohon të ketë lidhje me trafikun e drogës, por në dosjen e prokurorisë, përveç dëshmisë së Bajramit ndodhen edhe foto të takimit mes tyre dhe mesazhe telefonike”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama: Shqipëria nuk është Kolumbi, film i servirur me avionin në Divjakë

–   Basha: Edi Rama bëhu burrë, jep dorëheqjen

–   Të dënuarit me 2 vjet mund ta “blejnë” lirinë me 5 mijë lekë dita

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Nishani, Llalla, kuliçaj, Lezhja dhe Visho Lika, bërthama e errët e Sali Berishës që fshihet pas ksenarëve për rrëzimin e qeverisë”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Pastrimi i parave dhe ILDKP zbarkojnë te vilat e Shkëlzenit dhe Argitës, pasuria e familjes Berisha në rreth të kuq

–   Grupi i kontrollit përgatit planin e hetimit të Visho Likës, punonjësit e SHISH terror, grabitje dhe trafik droge

–   Rama: Unë dhe Tahiri nuk kemi lidhje me drogën, avioni i Divjakës lojë e plakut të SHQUP që e palosëm në 23 qershor

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Rama: I çmenduri Sali! Kreu i Qeverisë ka sulmuar e fshikulluar mbrëmë egër ish-kryeministrin Berisha. Lulzim Basha kundërpërgjigjet ashpër: Nesër takohemi në Parlament me popullin brenda në sallën ku janë ‘Eskobarët’”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Ish-lideri i PD bën thirrje që nesër të rrethojmë sallën e Kuvendit

–   Alfred Moisiu: Korrupsioni është i përhapur në të gjitha qelizat e shtetit

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/