Itali, 12 maj 2014 – Policia e qytetit të Parmës arrestoi dy shpërndarës drogë, një tunizian dhe një shqiptar. Besmir Dorzi, 29 vjeç nga zona e Pezës, (në të majtë të fotos) u arrestua nga policia si i dyshuar për shpërndarje droge.
Gjatë kontrollit të makinës së tij, tip Ford Ka u gjetën të fshehura me mjeshtëri 50 gram kokainë puro. Besmiri pranoi t’i nënshtrohej gjykimit të shkurtuar. Ai nuk kishte precedentë penalë, prandaj u dënua vetëm me një vit burg.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





