12 maj 2014 – Mërgim Mavraj dhe Ilir Azemi janë dy futbollistët shqiptarë të klubit gjerman Greuther Furth.
Mërgim Mavraj luan për kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa Ilir Azemi për atë të Kosovës. Përveç klubit, këta dy futbollistë i bashkon edhe feja.
Ashtu siç duket edhe në foton e postuar në profilin e Mërgimit në Facebook, ata janë duke falur namazin së bashku, ndërsa fotoja është shoqëruar me mesazhin e mëposhtëm:
"Qellimi jetes tone vetem me qen rob, jo i futbollit as i lekut por vetem i Allahut".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





