Austri, 12 maj 2014 – Të enjten, rreth mesditës, në qytetin Graz të Austrisë, autoambulanca e Kryqit të Kuq ka pasur një ndërhyrje jo të zakonshme.

Nënën e re, Luljetën, 21 vjeçe e kishin kapur dhimbjet e lindjes dhe situata ishte tepër urgjente. Aq urgjente sa që Luljeta u desh ta sillte në jetë vogëlushen e saj, Ersën në makinën e autoambulancës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe përkushtimit të dy sanitarëve të Kryqit Kuq, Peter Janisch dhe Stephan Grundner, si nëna ashtu dhe e porsalindura janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Për të dy të përmendurit ky ishte rasti i parë në karrierë që të asistonin në lindjen e një fëmije në makinën e ambulancës, shkruan kleinezeitung.at.

“Ishte një përjetim i papërshkrueshëm”, thonë ata.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/