SHBA, 11 maj 2014 – E dashura e një pasagjeri amerikan në bordin e avionit të zhdukur të Malaysia Airlines, thotë se ka marrë kërcënime me vdekje. Avioni u zhduk më 8 mars, duke mbetur deri më tani një nga misteret më të mëdha në histori. Sarah Bajç, e dashura e pasagjerit Philip Wood, ka marrë një mesazh ku thuhet: “Do të vij të të vras”.

Po ashtu asaj i janë dërguar edhe shumë mesazhe pornografike dhe i janë bërë disa telefonata shqetësuese nga një numër telefoni me bazë në Kinë. Për më tepër, ajo thotë se i kanë thyer shtëpinë dy herë.

Bajç thotë se telefonatat dhe mesazhet nisën pasi iu thye shtëpia për herë të parë. Ajo shton se telefonatat përfunduan kur një agjent i FBI nisi hetimin për çështjen. I dashuri i saj punonte për kompaninë IBM në Malajzi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/