11 maj 2014 – Sadije Berisha herë pas here poston në profilin personal në Facebook ndjesi të momentit që tregojnë edhe gjendjen e saj shpirtërore. 

Postimi i saj i fundit thotë: “Kam kaluar momente që nuk mendoja se do i kaloja. Kam kaluar e jetuar dhimbje, që mendoja se po më vrisnin. Kam përjetuar zhgënjime nga persona që nuk e prisja, pasi atyre vetëm të mira u kisha sjell. Kam pyetje për të cilat nuk kam përgjigje, por jam këtu, pasi jeta ime nuk ka përfunduar ende dhe herë apo vonë do të vijë edhe dita ime e fitores, sepse unë nuk dorëzohem kurrë”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/