Tiranë, 11 maj 2014 – Të bësh sport në Shqipëri është një sakrificë e vërtetë dhe për fat të keq kjo sakrificë fillon që në nivelet e të rinjve të ekipeve zinxhir, të cilët për hir të së vërtetës në ambientet ku stërviten e luajnë kanë kushte primitive që i detyron këta të rinj të bëjnë sakrifica me të vërtetë të mëdha për hir të pasionit të tyre, që është futbolli.
Mjafton të shohësh këta të rinj 17 vjeçarë të ekipit të Tiranës U 17, që sapo kanë përfunduar një ndeshje futbolli dhe në vend që të shkojnë në dhomat e zhveshjes dhe në dushe ata zhvishen dhe lahen pas ndeshjes në një tub me një curril uji pranë fushës, pasi kjo është e vetmja infrastrukturë që ata kanë.
Pasioni i nxit këta të rinj të luajnë futboll, por këto kushte të turpshme dhe primitive i detyrojnë ata të bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





