Danimarkë, 11 maj 1014 – Përfaqësuesja e Austrisë, Conchita Wurst është kurorëzuar si fiuese e edicionit të 59-të të Festivalit Europian të mbajtur në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen.
Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Tom Neuwirth, fitoi me këngën “Rise Like a Phoenix”, duke grumbulluar 290 pikë.
Hollanda përfundoi e dyta me 238 pikë, me Suedinë e cila u ngjit në vendin e tretë.
Kjo është hera e parë që Austria ka fituar garën që nga viti 1966 dhe hera e dytë që ka konkuruar në finale në 10 vitet e fundit.
Pjesëmarrja e këngëtares transeksuale austriale në Eurovizion u shoqërua nga reagime të shumta nga disa prej vendeve pjesëmarrëse.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





