E dielë, 11 maj 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Bie avioni i drgorës, sekuestrohen 460 kg hashash”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Flet Ministri Tahiri: Avioni fluturonte me leje
– Basha: Qeveria ka rënë
– Naço e Cefa, replika në ditën e drejtësisë
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Bie erë dobiçllëk. Avioni që ra nga qielli në Divjakë. Detaje e analizë mbi ngjarjen e çuditshme që ka lënë pas hijet e forta të një inskenimi”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Berisha sulmon ambasadorin amerikan: Do t’i digjen të dyja duart nëse vijon mbron Ramën
– Rami Memushaj: Sjellja e Ledi Shamkut si prej arixhofke gojëgardhe
– 3 mijë burrat shqiptarë të Napoleonit dhe një gjeni mikpritës në Bubës të Përmetit
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Avioni i drogës, ngec gjatë uljes, kapet mat në Divjakë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Taktika e Bashës për të larguar të vjetrit
– Ekspertët e PS do të kontrollojnë dosjet e SHISH
– Boçi: Në Kushtetuesen për kryetaren e AMA-s
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Qeveria ngec në rërë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Alibeaj: Nano ishte fodulle mospërfillës, ndërsa Rama, përçmues dhe me prirje diktatori
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Kasetë dhe prova të reja që fundosin Sali Berishën në vrasjen e Azem Hajdarit, thirri në zyrë prokurorin që liroi vrasësit, i kurdisi atentat me Gazideden”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Sali Berisha kërcënon ambasadorin amerikan: Do të digjen duart nëse mbron qeverinë Rama
– Zbardhet dosja e policisë për 21 janarin, Lulzim Basha dhe Agron Kuliçaj urdhër FNSH për raprezalje, fshehën armët special
– Fullani shpenzime luksi me paratë e shqiptarëve, qindar mijëra euro për sigurim jete, bar-restorant dhe shërbim katering për vartësit
– Bie avioni në Divjakë, policia dyshime për drogë, përplaset me ekspertët e Aviacionit Civil
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





