Gjirokastër, 10 maj 2014 – Lazarati mund policinë edhe në futboll. Ndeshja në shenjë afrimi mes policisë dhe komunitetit është zhvilluar në një kalceto në fshatin Haskovë, populluar nga minoriteti etnik grek dhe është mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të lazaratasve. Takimit i është kushtuar një rëndësi e veçantë edhe prej autoriteteve të Policisë së Shtetit, ku vetë zv/drejtori i saj Sokol Bizhga, ka parë me vëmendje, lojën mes dy palëve, ku humbëse, doli Policia e Shtetit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/