Lushnje, 10 maj 2014 – Rreth orës 14.00 në Divjakë është ulur një avion me motor me piston (helikë, i modifikuar për të marrë ngarkesë në vend të pasagjerëve). Avioni është i tipit “ultra leggero-ultra light”.
Piloti është shtetas italian. Nga pamja e jashtme avioni ka shumë gjasa të jetë i markës: Technam P 92 Eco, prodhim i një firme private të vogël, por të famshme italiane.
Aviacioni civil, që mbikqyr hapësirën ajrore shqiptare, që kontrollohet nga LSI-ja, po përpiqet ta legalizojë prezencën e këtij avioni të huaj në tokën shqiptare.
Flitet për një leje hyrje në hapësirën shqiptare nr. 193 datë 5 maj 2014.
Besohet se piloti quhet Giorgio Riformati, rreth 55 vjeç.
Pritet që Ministria e Brendshme të dalë në një konferencë për shtyp pas pak.
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





