Durrës, 10 maj 2014 – Policia e qytetit bregdetar ka mundur të identifikojë dhe po punon për kapjen e shtetasit 43 vjeçar Ilir Zija Meta, nga Durrësi. Mësohet se 43 vjeçari Meta është autor i vjedhjes së një dyqani që tregtonte materiale ndërtimi në lagjen nr.18 të Durrësit.

Denoncimi për vjedhjen e 20 mijë lekëve në dyqan është bërë nga pronarja e këtij subjekti tregtar, shtetasja V.G., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Pas gjurmëve të gishtërinjve që gjetën ekspertët në vendngjarje, policia arriti të identifikojë si autor të dyshuar të vjedhjes Ilir Metën, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet në ngarkim të 43 vjeçarit, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale ”Vjedhje”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/