Itali, 10 maj 2014 – Një histori shokuese vjen nga provinca e Potencës në Itali. Një vajzë e re, paraplegjike, detyrohej të prostituonte nga nëna e saj 51 vjeçare dhe i dashuri i nënës, një 62 vjeçar me precedentë penalë.

Ishte çifti ai që i gjente vajzës klientët, madje e shoqëronte nëpër takime. Sipas dëshmisë së vajzës dhënë në polici, pjesa më e madhe e klientëve ishin persona të moshuar.

Shpeshherë vajza kërcënohej dhe rrihej nga e ëma dhe i dashuri i saj për t’u detyruar të prostituonte. Të gjitha paratë e këtij aktiviteti vileshin nga çifti.

Karabinierët kanë vërtetuar përmes provave fajësinë e nënës së vajzës në gjithë këtë histori. Shpesh ishte ajo që e shoqëronte nëpër takime dhe më pas e merrte, kur vajza dhe klienti kishin mbaruar punë.

Çifti ëhstë prangosur nga karabinierët dhe akuzohet për shumë vepra penale, ndër të cilat dhunë seksuale, shfrytëzim prostitucioni etj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/