Tiranë, 10 maj 2014 – Në një shkrim të saj, të botuar në versionin print, gazeta “Dita” i referohet një postimi të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në datë 5 maj, Ditën e Dëshmorëve.

Por ajo që është më interesante sipas “Dita” është fakti se mes komentuesve të këtij postimi të Berishës, ka disa që i referohen largimit të gazetarit dhe publiçistit Bashkim Hoxha, nga drejtimi i emisionit “Koha për t’u zgjuar” në News 24.   

Komentuesit i kërkojnë llogari Berishës për largimin e Hoxhës.

“Shkoi për lesh edhe zëri publik në një media! Me një nga metodat alla enveriste, emisioni “Koha për t’u zgjuar”, në tv “News 24” u mbyll”,- shkruan njëri prej komentuesve.

Ndërkohë një tjetër i bën një sugjerim ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PD-së.

“Z. Berisha, një ide, pse nuk e zëvendësoni ju Bashkim Hoxhën që iku nga Njuzi. Vendi bosh është. Lexoni gazetat dhe dëgjoni hallet e popullit. A sa bukur do të ishte aaa”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/