Itali, 10 maj 2014 – Gjykata italiane dënoi me 19 vjet e 2 muaj burg pesë hajdutë shqiptarë, që grabitën një pensioniste 84 vjeçare, në prill të vitit 2013. Karabinierët jo vetëm, që arrestuan gjithë anëtarët e bandës, por arritën të rekuperojnë shumicën e sendeve të arta të vjedhura në vilën e 84 vjeçares si edhe në shtëpi të tjera që ishin ‘sulmuar’ nga kjo bandë hajdutësh.

Fatjon Hajderlli, 26 vjeç, i cili bashkëpunoi me karabinierët dhe u pendua për veprat e kryera u dënua me 3 vjet e 2 muaj burg. Bashkëpunëtorët e tij, Edmond Arusha, Bashkim Kulla, Sajmir Kulla dhe Met Taga u dënuan me nga 4 vjet burg secili.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/