Mirditë, 9 maj 2014 – Një 54-vjeçar nga Mirdita ka tentuar të vras me sëpatë bashkëshorten e tij 48 vjeçe. Fatmirësisht, krimi në familje është parandaluar mbrëmjen e sotme nga policia.
Sipas policisë së rrethit verior, 54 vjeçari Vasil Rica ka debatuar me të shoqen për një konflikt personal dhe më pas ka rrëmbyer sëpatën duke dashur ta godasë me të. Fatmirësisht Flora Rica ka mundur t’i shpëtojë aktit absurd të burrit të saj.
Efektivët e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 54-vjeçarit, i cili akuzohet për “Vrasje të mbetur në tentativë”.
Vetëm një ditë më parë, po në Mirditë, Mark Biba, me origjinë nga fshati Domgjon, por banues prej 13 vitesh në Sektorin Rinia në Durrës, vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas vari veten. Në letrën që Biba kishte lënë për dy fëmijët shpjegonte se motivi që e çoi të ndërmerrte këtë akt ishte xhelozia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





