9 maj 2014 – Tashmë edhe femrat mund të urinojnë në duke qëndruar në këmbë. Një shpikje e re ka dalë në treg dhe duket se ofron funksion perfekt, duke bërë të mundur që edhe femrat të kryejnë nevojat njëlloj si meshkujt.

Bëhet fjalë për P-Mate, e cila është një pajisje që funksionon më së miri në rastet kur femrat nuk kanë mundësi të shkojnë në tualet, por iu duhet të urinojnë në ambiente të hapura.

Prodhuesit e kësaj pajisje shprehen se nëpërmjet saj askush nuk laget dhe as bëhet pis, madje është shumë higjienike. Materiali me të cilin është bërë P-Mate nuk e acaron lëkurën dhe nuk përmban elementë toksikë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/