Tiranë, 9 maj 2014 – Deputetët nuk e kanë problem të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Parkimi në trotuar, në korsinë apo vendqëndrimin e autobusit është një pamje që e has jo rrallë, kur është fjala për makinat e ligjvënësve shqiptarë.
Një qytetar ka fiksuar momentin, kur makina e Bodes qëndronte e parkuar në një vend që nuk i lejohet.
Fotot janë publikuar në rrjetet sociale dhe janë komentuar nga shumë njerëz, të cilët kritikojnë faktin se si ligjvënënsit e shkelin vetë ligjin të parët.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





