Gjermani, 9 maj 2014 – Ashtu siç është bërë zakon, në internet kanë filluar të publikohen fotografi të atyre që pritet të jenë fanellat e reja të disa prej gjigantëve të futbollit evropian.

Sot, qarkullojnë pamje të atyre që thuhet se mund të jenë uniformat e reja të Bayern Munich-ut.

Gjiganti bavarez duket se sërish do t’i kthehet kombinimit me ngjyrën e kaltër.

Mirëpo, fanella e publikuar si e para e Bayernit për sezonin e ri duket kopje e uniformës së Barcelonës.

Së fundmi, trajneri i Bayernit, Pep Guardiola është kritikuar për aplikimin e stilit të famshëm të lojës së Barcelonës, të njohur si ‘tiki-taka’, kurse kush e di se si do të reagojnë mbështetësit e gjigantit bavarez nëse këto fanella konfirmohen si ato që do t’i bartë skuadra në edicionin e ri.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/