Brazil, 9 maj 2014 – Një polic brazilian i ka prerë me thikë organin seksual një burri, që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 3 vjeçare.
66 vjeçari, Francisco de Souza de Castro, u dërgua me urgjencë në spitalin e Barretos, afër San Paolos dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk u bë e mundur ngjitja e penisit.
Përveç organit seksual, burri ka humbur edhe tre gishtërinj dhe tashmë pritet të dalë para gjykatës për të marrë dënimin për veprën penale të kryer.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





