Itali, 9 maj 2014 – Policia italiane i ka vënë prangat vrasësit të prostitutës rumune në Toskana. Mëngjesin e sotëm, karabinierët kanë arrestuar 55 vjeçarin Riccardo Viti, një hidraulik nga Fierence.
Viti figuron të jetë i martuar dhe dyshohet të jetë autori i disa sulmeve të mëparshme ndaj prostitutave. Në momentin kur prangat i shtrënguan pulset, Viti mësohet të jetë shprehur” Jam njeri i mbaruar. Tani nuk më shpëton dot asnjë”.
Burri ëhstë arrestuar në shtëpinë e tij, afër spitalit Careggi, të Firences. Në spitalin në fjalë punon gruaja e tij si infermiere. Si provë materiale që e lidh Riccardo Viti-n me vrasjen e prostitutës 26 vjeçare Andrea Cristina Zamfir u gjet në shtëpinë e tij adezivi me të cilin ai kishte lidhur duart e rumunes në një tra.
Identifikimi dhe prangosja e tij u bë e mundur edhe falë përshkrimeve që dhanë në polici, prostituta të ndryshme, të cilat ishin ndeshur me Viti-n kohë më parë. Arrestimi i tij u konsiderua sukses i rëndësishëm për policinë italiane.
Një ditë më parë, prokurori që po merrej me këtë çështje e konsideroi vrasësin e prostitutës “Kafshë”, megjithëse siç u shpreh dhe ai, me këtë shprehje nuk donte të ofendonte kafshët.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





