Tiranë, 7 maj 2014 – Një këmbësor ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pasi është përplasur nga një motor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 Galerisë së Arteve.
Këmbësori ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin që është përplasur nga motori. Ndërkohë drejtuesi i motorit nuk ka ndaluar për t’i dhënë të plagosurit ndihmën e parë por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





