E enjte, 8 maj 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Reforma në arsim. Ligji i ri, mesatare 7 për pranimin në universitete. Kredi pa interes për studentët të shlyejnë kur të fillojnë punën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Zbardhet debati në Kuvend për 5 majin. Dade: Enveri ishte komandat i luftës. Përplasje mes PD dhe PS, në Komisionin e Jashtëm
– Vjehrri i Orjoles. Var veten nëse del se është fëmija im
– Video për Didin. PD, Vrau një qytetar të pafajshëm. Reagon babai i viktimë: Po flas me kanun
– Basha: Rama do të shembe 90 mijë shtëpi
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Koçiu: Ju rrëfej vrasjet dhe rolin e Artan Didit. Pengmarrja e Flamur Pisllit. Ish zyrtari tregon operacionin e vitit 1999”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Lista, rimbursimi i TVSH, qeveria shlyen detyrimet nga 450 kompanive
– Plaçkiten shtëpitë verore të Teodor Laços dhe Ben Blushit në Dardhë
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Fajdet, Tollozhina: Kemi 1.2 mld lekë për 83 mijë kreditorë, Arapi: Procesi është sabotuar”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kodheli: Qëndrim për të ardhur keq. Nishani ankohet tek ambasadorët
– PD akuzon Didin. I ati i Pislit: Më ka borxh gjakun
– Paralajmërimi i të përndjekurve, sot greve urie 24 orëshe para parlamentit
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Enveri në shitje. Një profeci e Indro Montanellit në 12 prill 1985, një ditë pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe një analizë mbi pyetjen e sotme: Cili nga politikanët ka kurajon të akuzojë për fëmijët e Përmetit?”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– E vërteta e lajmit mbi kthimin e parave të ish firmave piramidale
– Dëshmori i panjohur Musa Buta. Një foto tronditëse dhe një ngjarje e rrallë e 70 viteve më parë
– Shtet rrumpallë, Drejtorit të Policisë, Artan Didi i “çohet fjalë me kanun”
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Ja video e PD qe shfajëson Didin. Ne sekuencat e shpërndara nga opozita del se ish-oficeri i Reneas s’ka qëlluar”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– SHKB e 2013: Sali Berisha la policët pa veshje dhe armatime
– Deputetët sherr për “grushtin partizan” në 5 Maj
– Presidenti Nishani ankohet në “NATO” për Qeverinë
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Tenderi i uniformave, furtunë në polici”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– PD akuzon Artan Didin, vrau pengun grek ne 1999
– Kuvendi nis punën për plotësimin e AMA-s. PD mbron Endira Bushatin
– Nishani ankohet tek ambasadorët. Kodheli : Qëndrime pa lidhje
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Ekskluzive/ Flet dëshmitari. Gazetari Grek: E vërteta e videos, si u vra Flamur Pisli dhe pengu”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Paratë e Piramidave. Procedura e aplikimit për 83 mijë kreditorët që do përfitojnë 1.2 miliard lekë
– Pensionet, kush favorizohet dhe kush “humbet” nga skema e re
– Basha: Legalizimet falas mashtrim, PD paketë me mendime
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Sali Berisha kërkon rikthimin në krye të PD, një grup deputetësh me dhëndrin në krye do të kërkojnë përzënien e Bashës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Pandeli Majko shpall ambiciet për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, nxit strukturat që ta propozojnë
– Deputetët e PS në unison kundër Ben Blushit, hedhin poshtë debatin e sponsorizuar nga Berisha për zgjedhje në PS, Rama u konfirmua në 23 qershor
– Nasip Naço vë në provë dyshen Nishani-Çefa, i kërkon KLD shkarkimin e dy gjyqtarëve, fshehën pasuritë
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Kaos total edhe për të gjetur një vend për t’u prehur për në botën tjetër. Të vdesësh në kryeqytet, ende një makth për varr. Lulëzon "tregu i zi" në Tiranë, ku një vendvarrim kushton "me mik" nga 500 mijë deri në 1 milion lekë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Alfred Peza: Endira Bushati e shkarkuar, konkurroni për 4 vendet bosh në AMA
– Kërcënohet me jetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
– Debati midis Presidentit Nishani dhe Ministres Kodheli për kompetencat
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





